Furkan Naci Top
13 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
POLIKASTRO (AA) - Forcat e policisë greke, pas evakuimit të kampit Idomeni në kufi me Maqedoninë po evakuojnë edhe kampet e tjera të refugjatëve përreth zonës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se gjatë procesit të evakuimit që ka nisur ditën e sotme ku kanë marrë pjesë një numër i madh i forcash të sigurisë deri tani janë evakuuar me autobusë drejt kampeve zyrtare 423 refugjatë.
Një grup pesonash të cilët kanë reaguar gjatë procesit të evakuimit i cili ka vazhduar pa incidente është larguar nga kampi nga policia. Ndër të tjera bëhet e ditur se gjatë procesit të evakuimit nuk është lejuar hyrja e përfaqësuesve të mediave në kampe, ku është lejuar vetëm televizioni shtetëror.