Alma Çekovic
11 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Federata Angleze e Futbollit (FA) në bashkëpunim me organizatën bamirëse britanike "Remembering Srebrenica", shënoi 11 korrikun, Ditën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së sotme të FA, në ligjeratën për krimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore në Evropë, mori pjesë ekipi kombëtar për femra të Anglisë, të cilat patën rastin të shohin një film të shkurtër në lidhje me ngjarjet në Srebrenicë.
Më tej theksohet se organizata "Remembering Srebrenica" në prill të këtij viti, para ndeshjes së ekipit të femrave të Anglisë dhe BeH-së në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin e Evropian të Futbollit 2017, iu mbajt një ligjëratë ekipit të Mark Sampson, përmes të cilës i njohtoi ato me historinë e Bosnjë e Hercegovinës, ngjarjet dhe gjenocidin në Srebrenicë.
Riml Akhtar, anëtare e Këshillit të FA dhe Bordit Këshillues, e cila është iniciatore e këtij bashkëpunimi, theksoi se ''Remembering Srebrenica" është organizatë fantastike e cila mundëson që porosia e Srebrenicës të mbërrijë edhe në Britani".
Casey Stoney, e cila luan për ekipin kombëtar anglez, pas shfaqes së filmit emocional ka theksuar se në këtë mënyrë, "pranohet roli i vogël, por domethënës i futbollit në kapërcimin e tragjedisë dhe lidhjen mes njerëzve".
"Filmi ishte shumë emocional dhe diçka që kurrë nuk duhet harruar. Ne nuk luajmë vetëm futboll, ne jemi edhe ambasadorë dhe kemi fuqinë për ti ndryshuar gjërat. Futbolli ka fuqinë që ta bëjë këtë. Ai flet shumë gjuhë dhe bashkon njerëzit", ka thënë Stoney.
"BeH ka gra të jashtëzakonshme që kanë kaluar nëpër vetë ferrin, por ende janë atje për të na e treguar historitë dhe të vazhdojnë luftën e tyre", tha ajo.