Dejan Maksimoviç
06 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka ndëshkuar trajnerin e Tottenhamit Maurici Pochettino, me dy ndehsje ndalesë për të udhëhequr ekipin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Krahas kësaj, Pochettino doemos duhet të paguajë edhe dënim në para prej 10.000 paundë (rreth 11.600 euro). Trajneri argjentinas u gjobit për shkak të konfrontimit verbal me gjyqtarin Mike Dean, pas ndeshjes të cilën Tottenhami e humbi si mysafir tek Burnley me rezultat 1:2.
Në këtë mënyrë trajneri i Tottenhamit ndeshjen kundër Southamptonit dhe Liverpoolit doemos duhet ta ndjek nga tribuna.
Pochettino më vonë pranoi se “kaloi kufirin” dhe publikisht i kërkoi falje gjyqtarit Dean.