Sarp Özer
30 Maj 2017•Përditësim: 30 Maj 2017
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë ndërmarrë operacion ajror kundër objektivave të organizatës terroriste separatiste në rajonet Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut, duke neutralizuar pozicione armësh dhe dy strehimore të terroristëve, njoftohet nga TSK, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga TSK, operacioni ndaj organizatës terroriste separatiste është organizuar pas marrjes së informacioneve të çastit të shërbimeve të kundërzbulimit.
Gjatë operacionit antiterrorist, avionët e Komandës Ajrore Turke kanë asgjësuar dy pozicione armësh në Kandil dhe një në Hakurk, si dhe dy strehimore të organizatës terroriste.