Muhammed Bilal Kenasari
12 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
WASHINGTON (AA) - Avionët e SHBA-së kanë qëlluar ndërtesën ku mbaheshin rezerva të mëdha monetare të DAESH-it në Mosul të Irakut. Si pasojë e sulmit ajror mund të ketë edhe humbje të jetëve të civilëve, raporton Anadolu Agency (AA)
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA Ben Tisdale në një deklaratë në lidhje me sulmin ka nënvizuar se "DAESH ndërtesën që ishte vendi i shpërndarjes së sasive të mëdha monetare i perdorte për të financuar aktet terroriste".
Ndërsa televizioni CNN në lajmin e tij të bazuar në burimin e dy zyrtarëve të Pentagonit ka theksuar se në sulmin ajror të ndërmarrë me dy bomba 900 kg mëngjesin e të hënës janë asgjësuar një sasi e madhe parashë. Dy zyrtarët e Pentagonit nuk kanë deklaruar shumën e parave të asgjesuar gjatë sulmit ajror por e kanë cilësuar si "miliona" pa përcaktuar ndonjë shifër.
- "ishin parashikuar humbje të jetëve të 50 civilëve"