Ekip
14 Tetor 2016•Përditësim: 15 Tetor 2016
ANKARA (AA) – Luftëtarët irakianë të cilët i stërvit ushtria turke në kampin Bashika, në verilindje të qytetit irakian Mosul, do të marrin pjesë në operacionin e madh kundër organizatës terroriste DEASH në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Luftëtarët nga Mosuli do të luftojnë bashkë me ushtrinë irakiane dhe pjesëtarët e Qeverisë Rajonale Kurde në veri të Irakut (IKBJ).
Siç mëson gazetari i AA-së nga burime irakiane, operacioni do të fillojë për disa ditë nëse nuk ka situata të paparashikueshme dhe të jashtëzakonshme.
Në fazën e parë të planifikuar të operacionit, në koordinimin e të cilit marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), forcat e IKBJ-së do të fillojnë rreth qytetit.
Me luftëtarët nga Mosuli, të cilët nga fillimi i vitit 2015 i trajnojnë forcat turke në kampin Bashika, në rajonin nën kontroll të IKBJ-së, në të njëjtën kohë dhe në rajonin e njëjtë do të veprojnë edhe peshmergët.
Burimi thekson se do të marrin pjesë edhe forcat lokale të njohura si “Rojet e Ninivës” në krye të së cilës gjendet ish-guvernatori i Mosulit, Esil Nuceyfi.
Nuceyfi bisedoi edhe me përfaqësuesit e ushtrisë irakiane me të cilët u dakordua që forcat e kampit Bashika të mbahen në planin konkret.
Sipas planit të aksionit, ushtria irakiane dhe milicia shiite si dhe IKBJ dhe “Rojet e Ninivës” do të veprojnë në kohën e njëjtë ose të përafërt nga jugu i Kayyara drejt veriut. Në këtë menyrë Niniva do ta vendos në rreth jugun, lindjen dhe veriun e Mosulit.