Muhammet Kurşun,Hamit Hüseyin
13 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
MOSUL (AA) - Theksohet se forcat Peshmerge kanë marrë nën kontroll në masë të madhe rajonin Sinjar (Shengal) të Mosulit në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë në rajon mësohet se Peshmergët kanë hyrë në këtë rajon nga të katër anët. Herë pas here vazhdojnë konfliktet mes forcave Peshmerge dhe militantëve të cilët nuk kanë braktisur Sinjarin.
Ndërsa Kasım Simel një prej komandantëve të Peshmergëve në Sinjar në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se: "Rajoni i Sinjarit është shpëtuar nga organizata terroriste DAESH. Vazhdojnë konfliktet e përmasave të vogla nëpër rrugë. Por rajoni ndodhet nën kontrollin e Peshmergëve. Ky është një lajm i mirë për popullatën Jezidi. Falënderojmë Mesut Barzanin".
Ndërsa Përgjegjësi për marrëdhëniet me jashtë i Partisë Demokrate të Kurdistanit (KDP) Hemin Hawrami ka deklaruar se ndërtesat qeveritare në qendrën e Sinjarit kanë kaluar nën kontrollin e Peshmergëve.