Bekim Buci
09 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në vendkalimin kufitar Tabanoc në një kamion me targa të Serbisë janë zbuluar 44 migrantë nga Afganistani, Siria dhe Pakistani, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
MPB-ja njoftoi se mëngjesin e sotëm rreth orës 04:15 policia vërejti kamionin e parkuar “Fiat dukato” me gomë të shfryrë në rrugën rajonale Kumanovë-Tabanoc dhe janë nisur në drejtim të tij.
Personi i cili e ka drejtuar kamionin menjëherë është arratisur. Gjatë kontrollit të mjetit transportues janë gjetur 44 migrantë, të cilët janë dërguar në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kumanovës për procedurë të mëtutjeshme.