Enes Duran
20 Nëntor 2016•Përditësim: 20 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Një ushtar turk ka mbetur i vrarë si pasojë e një aksidenti në rajonin Numan, në kuadër të ofensivës 'Mburoja e Eufratit', raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke, thuhet se ofensiva për rritjen e sigurisë në kufirin e Turqisë, 'Mburoja e Eufratit' e cila nisi më 24 gusht, ka hyrë në ditën e saj të 89-ë.
Në deklaratë thuhet se si pasojë e sulmeve me anti-tank nga rajoni perëndimor i qytetit Bab është goditur një autoblindë e ushtrisë turke. Ndërkohë thuhet se nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Ndërsa si pasojë e një sulmi me autobombë në Al Azrak i cili ndodhet në perëndim të qytetit Bab, 2 ushtarë profesionistë të ushtrisë turke kanë mbetur të plagosur.
Në vijim të deklaratës thuhet se si pasojë e një aksidenti në rajonin Numan, një ushtarë ka mbetur i vrarë.
Artileria e rëndë turke ka kryer sulme të suksesshme ndaj 79 objektivave të organizatës terroriste DEASH. Në kuadër të këtyre operacioneve janë marrë nën kontroll 214 vendbanime. Ndërsa janë goditur 5 objektiva të organizatës terroriste PYD/PKK.
Në kuadër të një operacioni të forcave ajrore janë goditur 4 godina të cilat përdoreshin si komanda nga ana e DEAHS thuhet në deklaratën e shtabit të ushtrisë turke dhe më pas theksohet se në rajonet e marra nën kontroll janë pastruar një numër i madh minash.