Ömer Yasin Ergin
20 Nëntor 2016•Përditësim: 21 Nëntor 2016
DIYARBAKIR (AA) - ÖMER YASİN ERGİN - Asistent Profesor. Dr. Timur Vural, profesor në Universitetin Ömer Halisdemir, ka zhvilluar një projekt i cili synon parandalimin e terrorizmit përmes muzikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në projektin e titulluar si "Muzika në luftën kundër terrorizmit, Diyarbakır-i rajon pilot", projekt ky i zhvilluar në kuadër të projekteve sociale (SODES), profesor Vural thotë se e ka dorëzuar atë Ministrisë së Rimëkëmbjes.
Në një deklaratë për AA, profesor Vural thotë se lufta kundër terrorizmit nuk mund të bëhet vetëm me armë.
Duke theksuar se një nga gjërat më të rëndësishme të luftës kundër terrorizmit është pjesa parandaluese, profesor Vural në vijim të fjalës së tij thotë se politikat sociale në kuadër të parandalimit të terrorizmit luajnë një rol shumë të rëndësishëm.