Duygu Yener
04 janar 2017•Përditësim: 04 janar 2017
ANKARA (AA) - Ditën e djeshme gjatë operacionit "Mburoja e Eufratit" i cili vazhdon nga Forcat e Armatosura të Turqisë në veri të Sirisë kundër objektivave terroriste, janë shkatërruar 104 objektiva të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, bëhet e ditur se vazhdon operacioni i nisur në veri të Sirisë më 24 gusht me qëllim të rritjes së sigurisë kufitare dhe eliminimin e kërcënimeve të organizatave terroriste, kryesisht të DEASH-it si dhe për të ofruar mbështetje ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 134-të të operacionit me mbështetjen intensive nga toka dhe ajri për grupet e forcave speciale të përbërë nga elementët opozitarë, vazhdojnë punimet për realizimin e planit të ofensivës për marrjen nën kontroll të rajonit El Bab.
Gjatë operacionit njoftohet se janë qëlluar 104 objektiva të organizatës terroriste DEASH. Si rezultat i konflikteve dhe goditjeve me top janë neutralizuar edhe 6 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH.