Fakharur Rehman
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
ISLAMABAD (AA) - Pakistani i cili lufton kundër terrorizmit ka njoftuar se në kudër të operacioneve ushtarake në një vit e gjysmë ka vrarë 3 mijë e 400 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi për shtyp i ushtrisë pakistaneze thuhet se "që nga fillimi i operacionit Zarbe Azb e deri tanë në një periudhë prej një viti e gjysmë janë vrarë 3 mijë e 400 terroristë, ndërsa theksohet se kanë humbur jetën 488 ushtarë pakistanezë".
Ndër të tjera në deklaratë është theksuar se operacioni ushtarak është kryer me sukses në kufirin Pakistan-Afganistan.
Ushtria pakistaneze vitin e kaluar me 14 qershor në rajonin Veziristani i Veriut i cili njihet si zona e fiseve pati nisur një operacion ushtarak gjithëpërfshirës kundër militantëve talebanë.