Bekim Laci
09 Korrik 2016•Përditësim: 09 Korrik 2016
SHKUP (AA) - Ministria e Punëve të Bredshme (MPB) njofton se në një aksion policorë të kryer mëngjesin e sotëm janë arrestuar tre persona nga Shkupi dhe një tjetër nga Tetova, ndërsa tre persona tjerë janë të pakapshëm për forcat e rendit, të dyshuar për pjesëmarrje në grupin terrorist DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç konfirmoi për AA zëdhënësja e policisë, Liza Bendevska, prokurori Publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për kryerje të një hetimi mbi shtatë persona, të dyshuar si pjesëtarë të DAESH-it. Këta persona akuzohen për veprën penale “Organizatë Terroriste” sipas nenit 394 paragrafi 2 nga Kodi Penal.
Bendevska tha se të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit, ndërkohë që MPB njofton se detaje më të hollësishme do të publikohen gjatë ditës.