Hajer M'tırı
27 Shtator 2015•Përditësim: 27 Shtator 2015
PARIS (AA) - Franca ka kryer sulmet e para ajrore mbi pozicionet e grupit terrorist, DAESH në Siri, njoftoi sot kabineti presidencial i këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Pohohet se sulmet e para janë kryer në koordinim me partnerët rajonal pas informacioneve të cilat i grumbulluan fluturimet vëzhguese mbi Siri gjatë dy javëve të fundit.
"Vendi ynë konfirmon angazhimin tonë në luftë kundër rreziqeve terroriste të DAESH-it. Ne do të kryejmë sulme derisa është në pikëpyetje siguria jonë kombëtare", thuhet në deklaratën e kabinetit presidencial të Francës.