Zeynep Tüfekçi
30 Janar 2016•Përditësim: 30 Janar 2016
GJENEVË (AA) - Pas diskutimeve për ofrimin e një sigurie, opozita siriane ka vendosur të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë të cilat po zhvillohen në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Komisionit të Lartë për Bisedime të opozitës siriane (HCN) thuhet se ata kanë vendosur të marrin pjesë në to pas një takimi të realizuar mes tyre dhe përfaqësuesve të OKB-së. "Në bazë të takimit tonë me përfaqësuesit e OKB-së po marirm pjesë në këtë takim për të matur dhe testuar seriozitetin e palës përballë'' thuhet në deklaratën e tyre.
Në deklaratë thuhet se arsyeja e pjesmarrjes në bisedime janë mundësia e formimit të një qeverie kalimtare, siguri e dhënë kjo nga ndërkombëtarët si dhe kërkesat njerëzore.
Në deklaratën e HCN-së thueht gjithashtu se: "Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ''si vend mik dhe vëlla'' ka përshëndetur pjesëmarrjen në këto bisedime.
Në deklaratën ku thuhet se ''Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbështet heqjen e shtetrrethimit për civilët, lirimin e të burgosurve si dhe lejimi i lëvizjes së ndihmave humanitare në vendet në nevojë''.
Zëdhënësi i Komisionit Rijad Na'san Aga, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se janë në këtë tavolinë bisedimesh për shkak të mbështetjes së SHBA-së, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera mike.