Bekim Laci
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
SHKUP (AA) - Ndërmarrja Publike “Posta e Maqedonisë”, për herë të parë kanë fituar Certifikatën e Unionit Botëror Postar (UBP) për cilësi të shërbimit, e cila iu nda drejtorit të kësaj ndërmarjeje Faadis Rexhepi në ceremoninë solemne të Kongresit të 26-të të UBP-së që po mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë, transmeton Anadalo Agency (AA).
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga "Posta e Maqedonisë", certifikata dëshmon se ndërmarrja po lëvizë në drejtim të duhur, që njëherit paraqet motivim shtesë për të punësuarit dhe ekipin menaxhues të vazhdojë me zhvillimin e mëtutjeshem të shërbimeve.
“Zhvillimi i shërbimeve tona është përfitim i mirë për ne, për shfrytëzuesit tanë si dhe për administratat postare të vendeve të tjera”, thuhet në njoftim.
Procesi për marrjen e certifikatës u realizua në bazë të metodologjisë për certifikim dhe praktikat standarde të UBP-së dhe e njëjta është ndarë në bazë të raportit të konsulentes të UBP-së, Ella Çelik, e cila në periudhën prej 29 qershor deri më 1 korrik ishte për vizitë në Postën e Maqedonisë, ku edhe ka kryer vlerësimin e cilësisë së shërbimit.