Bekim Laci
07 Tetor 2016•Përditësim: 07 Tetor 2016
SHKUP (AA) - Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm i Postës së Turqisë, Kenan Bozgeyik, kanë nënshkruar sot në Stamboll një memorandum për bashkëpunim mes dy kompanive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në njoftimin e publikuar nga Posta e Maqedonisë, “palët u pajtuan që ti avancojnë përparësitë komparative në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, veçanërisht përmes shkëmbimit të përvojave."
Dy administratat postare, thuhet më tej në njoftim, kanë vënë theksin në zhvillimin e shërbimit “e-commerce” në Postën e Maqedonisë.
Gjatë nënshkrimit të memorandumit drejtori Rexhepi theksoi se “përkrahja nga Posta e Turqisë ka një rëndësi të veçantë për ne, kjo do na ndihmojë që më shpejt ti realizojmë planet tona afariste për rritje të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, ofrim të shërbimeve të reja, sidomos shërbimin 'e-commerce' si një mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të Postës së Maqedonisë."