Ramazan Turgut
20 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
RIJAD (AA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama mbërriti në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidentin amerikan Obama, i cili erdhi në Rijad për të marrë pjesë në Samitin të Këshillit për Bashkëpunim mes SHBA-ve dhe vendeve të Gjirit, në aeroportin Mbreti Halid e kanë pritur prefekti i Rijadit Princi Faysal Bin Bender Bin Abdulaziz, Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Adil el-Cübeyr, ambasadori i SHBA-ve në Arabinë Saudite Joseph W. Westphal dhe zyrtarë të tjerë.
Pritet që presidenti Obama para Samitit i cili do të mbahet nesër, në mbrëmje të takohet me Mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulazi.
Në Samitin e Këshillit për Bashkëpunim mes SHBA-ve dhe vendeve të Gjirit, do të bisedohet për hapat që duhen ndërmarrë kundër politikave destabilizuese të Iranit në rajon, lufta kundër organizatës terroriste DAESH, masat për rritjen e presionit mbi organizatën në Siri dhe Irak, lufta civile në Jemen dhe Siri.