Senita Şeherçehayiç,Adis Karaca
24 Mars 2016•Përditësim: 25 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Gjykata Penale Ndërkombëtare ka dënuar sot në procedurë të shkallës së parë Radovan Karaxhiçin me 40 vjet burg për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Karaxhiç, i cili ishte presidenti i parë i Republikës Sërpska dhe udhëheqës i lartë civil i Ushtrisë së Republikës Sërpska gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) në vitin 1992-1995, është shpallur fajtor për 10, nga gjithsej 11 pika të aktakuzës të cilën kundër tij e ngriti Prokuroria e Hagës.
Karaxhiçi me këtë aktakuzë është dënuar për gjenocid të kryer në Srebrenicë në vitin 1995, që ishte pika e dytë e aktakuzës për gjenocid. Është shpallur fajtor për bashkim kriminel lidhur me shtetrrethimin e Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1995 për të cilën mban përgjegjësi individuale penale Këshilli Gjyqësor shpalli fajtor Karaxhiçin edhe për marrjen peng të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara (KB) gjatë sulmeve ajrore të NATO-s në pozicione të Ushtrisë së Republikës Sërpska në vitin 1995.
Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi vendosi se Radovan Karaxhiç nuk është fajtor për shtatë komuna në BeH, Bratuncë, Foça, Kljuç, Prijedor, Sanski Most, Vlasenici dhe Zvornik, që ishte e para prej dy aktakuzave për gjenocid.
Këshilli Gjyqësor konstatoi se i akuzuari për shkak komuna mban përgjegjësi individuale penale për dëbim, deportim dhe shpërngulje të dhunshme si krime kundër njerëzimit dhe vrasje si dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.
“Këshilli nuk është bindur se i vetmi përfundim i arsyeshëm se ka ekzistuar qëllimi për asgjësimin e muslimanëve boshnjakë dhe kroatëve dhe se nuk ka dëshmi se jashtë dyshimit të arsyeshëm të konstatojë se në këto krime është kryer gjenocid”, njoftoi sot në Hagë, kryetari i Këshillit gjyqësor O-Gon Kwon.
Këshilli konstatoi se pjesëtarët e forcave të serbëve të Bosnjës kanë pasur për qëllim ti shfarosin boshnjakët muslimanë nga Srebrenica si të tillë. Këshilli, mes tjerash, konstatoi se Karaxhiçi ka qenë i vetmi person në RS i cili ka pasur fuqi të intervenojë që burrat bushnjakë muslimanë të ekzekutohen, por “jo vetëm që nuk ndaloi vrasjen por edhe personalidht urdhëroi që burrat nga Bratunca të transferohen në vende tjera për t’u vrarë, pas çka janë vrarë në rajonin Zvornik”.
Këshilli Gjyqësor konstatoi se më 14 korrik të vitit 1995, Karaxhiçi shpalli gjendje lufte në rajonin e komunës së Srebrenicës – Skelan, me çka lejoi Ushtrisë së Republikës Sërpska që të përdor të gjitha resurset material dhe lehtësoi aksionet e vrasjes.
Dëshmitë në lëndët treguan, siç konstatoi Këshilli, se së paku 5 mijë e 115 burra të boshnjakëve muslimanë u vranë lidhur me ngjarjet e lartpërmenduara në pjesën e aktakuzës që ka të bëjë me krimet e kryera në Srebrenicë. Këshilli konstatoi se Karaxhiçi ka vepruar me qëllim të zgjeruar të përbashkët që burrat muslimanë të Srebrenicës të vriten dhe ka kontribuar në zbatimin e këtij plani.
Kur është fjala për shtetrrethimin e Sarajevës, fushata e granatimit dhe snajperimi i civilëve dhe objektivave civile në Sarajevë, Këshilli Gjyqësor në mënyrë të qartë konstatoi se civilët kanë qenë objektivi i drejtpërdrejtë i korpusit të Sarajevës-Rumunisë (KSR) të Republikës Sërpska siç e ilustrojnë incidenti i snajperëve apo u ekspozuan në zjarr joselektiv dhe të tepruar kur KSR ka hedhur bomba dhe granata në lokacionet ku janë strehuar civilët.
Këshilli tre anëtarësh hodhi poshtë akuzat se forcat e muslimanëve boshnjakë me qëllim kanë qëlluar civilët e tyre për të shkaktuar interevnim ndërkombëtar.
“I akuzuari mban përgjegjësi individuale penale për vrasjen, sulmin kundëligjor të civilëve dhe përhapjen e terrorit si shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftimeve dhe vrasjeve si krim kundër njerëzimit”, vendosi Këshilli Gjyqësor në veprën e aktvendimit kundër Karaxhiçit që ka të bëjë me mbajtjen në rrethim, granatimin dhe qëllimin e civilëve me snajper.
Shqiptimi i aktvendimit ndaj Radovan Karaxhiçit në Tribunalin e Hagës e përcollën 300 persona Gjykimi për Karaxhiçiin filloi në vitin 2009 dhe zgjati më shumë se pesë vjet, deri në tetor të vitit 2014. Karaxhiçi me emrin e rrejshëm, Dragan Dabiç, pas më shumë se 13 vite fshehjeje, u arrestua në Beograd në vitin 2008 dhe u transferua në njësinë paraburguese në Tribunalin e Hagës.
Në gjykim në mënyrë të ndryshme kanë marrë pjesë 586 dëshmitarë të prokurorisë dhe mbrojtjes. Në dosjen gjyqësore janë përfshirë më shumë se 11 mijë lëndë dëshmuese.