Ferdi Türkten,Aylin Sırıklı
16 Prill 2017•Përditësim: 16 Prill 2017
ANKARA (AA) - Ka përfunduar në tërë Turqinë procesi i votimit në referendumin për ndryshime kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Komisionit të Lartë Zgjedhor, paraprakisht në orën 16:00 sipas kohës lokale përfundoi procesi i votimit që filloi në orën 07:00 sipas kohës lokale në 32 qytete në lindje të Turqisë. Ndërkaq, votimi ka përfunduar edhe në qytetet e ngelura në të cilat procesi filloi në orën 08:00 sipas kohës lokale.
Votuesit në të gjithë Turqinë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në 167.140 vendvotime. Po ashtu, procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore.
Votat e ardhura nga jashtë vendit do të hapen në të njëjtin çast
Votimi për shtetasit turq në jashtë vendit kishte përfunduar më 9 prill, pasi e drejta e votimit u shfrytëzua në 120 përfaqësi në 57 shtete duke filluar nga data 27 mars. Fletëvotimet e shfrytëzuara jashtë vendit ishin sjellë në Turqi me avionë dhe përmes korrierëve diplomatikë.
Numërimi i këtyre votave do të fillojë njëkohësisht me votat e tjera.
AA ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të monitoruar dretëpërdrejtë referendumin mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi.
Gazetarët e AA-së do të raportojnë nga terreni, ndërsa AA përmes një transmetimi të veçantë online, "Referendumi më 16 prill 2017", është duke publikuar informacione të shpejta dhe të sigurta nga terreni për opinionin edhe në gjuhën shqipe.