Furkan Naci Top
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
ATHINË (AA) - Një helikopter ushtarak i modelit Apache pjesë e Forcave Ajrore të Greqisë u rrëzua gjatë stërvitjes në afërsi të Selanikut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportimet e agjencisë së lajmeve Athina-Maqedonia, njoftohet se dy pilotët që ishin në helikopter janë dërguar në spital dhe se gjendja shëndetësore e tyre është mirë.
Bëhet e ditur se ende nuk është identifikuar shkaku i incidentit dhe se hetimet janë duke vazhduar.