Hikmet Faruk Başer
24 Korrik 2018•Përditësim: 24 Korrik 2018
STAMBOLL (AA) - Një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Beyoğlu të Stambollit është shembur dy orë pas evakuimit si pasojë e rrëshqitjes së dheut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara, ekipet e zjarrfikësit dhe ato shëndetësore janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet policore kanë mbyllur qarkullimin dhe kanë marrë masa të sigurisë në zonën përreth.
Autoritetet kanë zbrazur edhe apartamentet përreth në kuadër të masave parandaluese, duke ndërprerë linjat e rrymës elektrike, ujit dhe gazit natyror.
Stamboll, ndërtesa pranë shembjes si pasojë e rrëshqitjes së tokës
Një ndërtesë në lagjen Beyoğlu të Stambollit pranë shembjes si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ekipet e zjarrfikësit dhe ato shëndetësore janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet policore kanë mbyllur qarkullimin dhe kanë marrë masa të sigurisë pranë ndërtesës katërkatëshe. ( Berk Özkan - Anadolu Agency )
24.07.2018 Berk Özkan
1 / 8
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe kryetari i Bashkisë Beyoğlu, Ahmet Misbah Demircan, i cili tha se ndërtesa e rrëzuar është ndërtuar në vitin 1994 pa leje.
"Situata e të gjithë qytetarëve tanë të cilëve iu shemb shtëpia na përket neve. Ata janë mysafirët tanë... Është detyrë e jona të marrim përsipër përgjegjësinë mbi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale", tha Demircan para gazetarëve.
Demircan paralajmëroi mbledhje në orët në vijim me të gjitha njësitë e shtetit dhe qeverisë për të diskutuar për ndihmat që do të ofrohen dhe për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.
"Ajo që aktualisht është me rëndësi për ne është t'i marrim nën kontroll qytetarët që kanë mbetur në rrugë, fëmijët e tyre, t'i integrojmë dhe të mos lejojmë të përjetojnë probleme", shtoi Demircan.
Stamboll, shembet ndërtesa si pasojë e rrëshqitjes së tokës
Një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Beyoğlu të Stambollit është shembur dy orë pas evakuimit si pasojë e rrëshqitjes së dheut
24.07.2018