Muammer Coşkun
24 Korrik 2018•Përditësim: 24 Korrik 2018
KAHRAMANMARAŞ (AA) - Një urë e varur e ndërtuar në provincën turke Kahramanmaraş ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve me formën e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Projekti i urës në qytetin Andırın të gjatë 350 metra dhe të gjerë 2,5 metra daton para katër viteve, ndërsa montimi i saj është kryer brenda gjashtë muajve, tha për gazetarët kryetari i Bashkisë Andırın Baki Tezcan.
Ura është ndërtuar për këmbësorë, tha Tezcan, duke theksuar se me ndërtimin e urës rajoni turistik ka fituar një simbol.
%2F20180724_2_31600235_35889145.jpg)
"Për urën është shprehur interesim i madh", tha Tezcan, duke theksuar planet për ta shndërruar qytetin në atraksion të Turqisë.
Sipas Tezcan, ura me shtylla në formë të minareve ka kapacitet për ngarkesë prej 1.200 tonësh.
Vizitorë të shumtë vijnë për ta parë urën dhe për të shkrepur fotografi.