Dildar Baykan
22 Prill 2018•Përditësim: 22 Prill 2018
ANKARA (AA) – Turqia ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në afërsi të një qendre për regjistrimin e votuesve në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Turqia e ka pritur me pikëllim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të afganëve si pasojë të sulmit terrorist, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
“Dënojmë fuqishëm këtë sulm të pabesë terrorist, i cili vë në shënjestër qetësinë dhe stabilitetin e Afganistanit. Lutemi për mëshirën e Zotit për personat që kanë humbur jetën dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit, ndërsa të afërmve të tyre u shprehim ngushëllime", thuhet në deklaratë.