Esra Kaymak
13 Gusht 2016•Përditësim: 13 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) – Një sulm ajror amerikan i kryer muajin e kaluar kundër DAESH-it në provincën afgane Nangarhar, ka pasur në shënje stër dhe ka vrarë liderin e kësaj organizate terroriste në Afganistan, Hafiz Sayed Khan, deklaroi të premten Pentagoni, raporton Anadolu Agency (AA).
"Khan është llogaritur si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në sulmet kundër forcave të koalicionit amerikan, ndërsa veprimet e rrjetit të tij kanë terrorizuar afganët, veçanërisht në Nangarhar", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Gordon Trowbridge në një komunikatë të shkruar.