Fatih Erel
09 Nëntor 2016•Përditësim: 10 Nëntor 2016
MONT PELERIN (AA) - Në ditën e tretë të negociatave të cilat po mbahen në rajonin Mont Pelerin të Zvicrës nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkura për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj problematikës së Qipros do të diskutohet në tryezë për herë të parë çështja e territorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në dy ditët e para të takimit i cili po vazhdon në Zvicër janë zhvilluar negociata për përfundimin e temave ku më parë janë shënuar përparime si në ekonomi, pronësi dhe ndarjen pushtet-qeveri. Pavarësisht nëse është arritur përparim në temën e pronësisë kjo çështje nuk është mbyllur plotësisht në fund të ditës së dytë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se në ditën e tretë dhe të katërt të takimit në rast se formohet Qiproja e Bashkuar Federale do të negociohen kriteret territoriale të cilat do të përbëjnë bazën e rregullave kufitare administrative të shteteve themelues të Qipros Turke dhe shtetit themelues të Qipros Greke.
Në rast të dakordimit për kriteret vihet në dukje se do të kalohet në fazën e tretë, ku më 11 nëntor që është edhe dita e fundit e takimit do të diskutohet tema "Siguritë dhe garancitë" për të folur në mënyrë koncize mbi hartë kriteret e dakorduara ku dhe do të bëhet shpallja duke përcaktuar datën e Konferencës së Pesëshes ndërkombëtare ku do të marrin pjesë Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe.
Ndërsa nëse se nuk konfirmohet data e Konferencës së Pesëshes theksohet se nuk do të jetë e mundur ardhja në tryezë e çështjes së hartës dhe do të prishet dakordimi i arritur në Qipro dhe i përcjellë me shkrim liderëve nga ana e OKB-së ku dhe procesi nuk do të mund të përparojë.
Data e Konferencës së Pesëshes
OKB-ja dhe çarqet diplomatike vlerësojnë se nëse këto përpjekje dështojnë dhe se nga Zvicra nuk do të ketë një kthim në datën e Konferencës së Pesëshes pala qipriote greke do të ketë një përgjegjësi të madhe mbi këtë çështje.
Problematika e Qipros përbëhet nga 6 tema kryesore të cilat janë 1. Ekonomia, 2. Bashkimi Evropian, 3. Pronësia, 4. Ndarja e pushtetit-qeverisjes, 5. Territoret, 6. Siguria dhe Garancitë.
Në procesin e negociatave i cili vazhon që prej gjysëm shekulli, në 18 muajt e fundit Presidenti i Qipros veriore të Republikës së Turqisë Mustafa Akıncı dhe lideri i qipros greke Nikos Anastasiadis janë takuar në 57 takime të cilat kanë zgjatur afësisht 200 orë.
Në të njëjtën periudhë negociatorët dhe delegacionet e palëve kanë zhvilluar 129 takime të cilat kanë zgjatur mbi 600 orë. Progresi i arritur në 18 muaj ishte cilësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon si "Progresi unik i paparë deri më sot".
Samiti Mont Pelerin nga fundi u njoftua si një hap përfundimtar për arritjen e zgjidhjes përfundimtare.
Liderët në takimin më 25 tetor kishin vendosur për përparimin në 4 temat e para në dy ditët e para, ndërsa në dy ditëshin e dytë vendosën negociimin me qasjen për dakordimin në kritere.
Liderët në dakordimin nën praninë e zyrtarëve të OKB-së në rast se arrihet dakordim në kritere, me përcaktimin e datës së Konferencës së Pesëshes njëkohësisht përfshin edhe mundësinë për të biseduar mbi temën territoriale më 11 nëntor që është edhe dita e fundit e samitit. Dakordimi i Zvicrës i ishte përcjellë liderëve me shkrim nga Këshilltari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.
Ndërsa bëhet e ditur se janë marrë masa të gjera të sigurisë përreth hotelit ku zhvillohen negociatat dhe se anëtarët e medias nuk lejohen të hyjnë në hotel.
Në kuadër të vendimeve të marra negociatat mbahen në fshehtësi dhe gjithashtu planifikohet që mos të jepen deklarata zyrtare dhe intervista nga palët për 5 ditë me radhë.
Negociatat për Qipron në Zvicër do të përfundojnë ditën e premte më 11 nëntor.