A. Eda Ünlü Özen
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, në lidhje me valëvitjen e flamurit palestinez në OKB ka pohuar se "sot nuk valëvitet vetëm flamuri i Palestinës, por flamuri i dinjitetit njerëzorë. Ai është flamuri i lirisë, nderit, lavdisë së njerëzimit, është flamuri i nderit. Shpresoj që Allahu të mundësojë valëvitjen e këtij flamuri edhe në Jerusalem në Mesxhid-i Aksa", raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu, pas ceremonisë së valëvitjes së flamurit palestinez në OKB për TRT në lidhje direkte ka dhënë vlerësimet e tij. Ai duke cilësuar ceremoninë si një "moment emocionues" ka shpjeguar se më 29 nëntor 2012 në kohën kur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB u vendos njohja e Palestinës si "shtet jo anëtarë vëzhgues " në sallë ka patur në anë Presidentin palestinez, Mahmud Abbas dhe se kanë përjetuar një gëzim të madh pas këtij vendimi.
Kryeministri i Turqisë duke vënë në dukje se Palestina atë ditë u njoh zyrtarisht si shtet nga OKB dhe fitoi një status u shpreh se: "Atë ditë pata deklaruar se ‘një ditë do të shohim dhe do të jemi të pranishëm të gjithë së bashu duke vërejtur këtë flamurë të valëvitet para OKB-së’", dhe ka shtuar duke rikujtuar se "kjo dëshirë e jona u plotësua".
Davutoğlu, ka pohuar më tej se: "Në OKB fillimisht mbajti fjalimin Abbas dhe pas fjalimit ne kapën njëri-tjetrin për dore dhe gjatë kësaj më tha ‘Po të mos ishit ju nuk do të ishte kjo ceremoni. Sepse në një kohë kur të gjithë na braktisën ju ishit në anën tonë’. Atëherë me 29 nëntor 2012 askush nuk e mendonte se do të merrej ai vendim, ndërsa ne besonim. Krijuam një lobing në prani të gjithë botës dhe fituam me një diferencë të madhe. Për këtë arsye këtë gëzim e përjetoj njësoj si Mahmud Abbas".
Davutoğlu, ka shtuar ndër të tjera se "Shpresoj që ky flamur të valëvitet edhe në Jerusalem në Mesxhid-i Aksa, dhe që të gjithë të jemi të pranishëm atje. Shpresoj që Allahu ta na e mundësojë që ta shikojmë edhe atë ditë. Sot nuk valëvitet vetëm flamuri i Palestinës, por flamuri i dinjitetit njerëzorë. Ai është flamuri i lirisë, nderit, lavdisë së njerëzimit, është flamuri i nderit, flamur i cili për shekuj me radhë, ka ruajtur Mesxhid-i Aksa si vendi i paqes, ai është edhe flamuri i turqve i të gjithëve ne. Kemi një gëzim të madh. Shpresoj që Allahu të mundësojë valëvitjen e këtij flamuri edhe në Jerusalem në Mesxhid-i Aksa".
- "Valëvitja e flamurit një dritë shprese për popullin e Palestinës"-
Ndaj pyetjes në lidhje se çështjen e Palestinës se çfarë pritet në periudhën e ardhshme Kryeministri Davutoğlu, ka rikujtuar se në një prej takimeve në New Yor është takuar me Presidentin Mahmud Abbas dhe u shpreh më tej se: "Pas kësaj edhe organizatat e tjera ndërkombëtare do të hyjnë në një proces për njohjen e Palestinës dhe të gjithë, bashkë me Turqinë do të qëndrojnë në anë të Palestinës. Ai më kërkoi mbështetje dhe unë i pohova "se jemi në anë të tyre kurdoherë dhe gjithmonë". Hapi pas kësaj është që flamuri palestinez të valëvitet edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Davutoğlu, ka shtuar ndër të tjera se ato që po përjetohen në Mesxhid-in Aksa po i vëreni, ka një presion dhe një diskriminim të madh. Valëvitja e flamurit sot është një dritë shprese për popullin e Palestinës. Shpreh vlerësimet dhe përshëndetjet e mia të përzemërta për vëllezërit tanë palestinezë që për shenjtërinë e Mesxhid-in Aksa qëndrojnë në këmbë dhe të fortë. Është kusht që të vazhdojmë këtë përpjekje".