Barış Seçkin
25 Shtator 2016•Përditësim: 25 Shtator 2016
MESSINA (AA) – Flota e katërt e përbërë nga gratë e Koalicionit të Flotës së Lirisë e cila është një iniciativë ndërkombëtare civile e formuar për të shpuar bllokadën e vendosur ndaj Gazës ndodhet në qytetin Messina të Italisë në përgatitje për vazhdimin e udhëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija 'Zaytouna' me gratë aktiviste në bord numri i të cilave ka arritur në 30, kësaj radhe është nisur për të kapërcyer me "forcën e grave" ushtarët izraelitë të cilët kanë penguar edhe inicitivat e mëparshme të Koalicionit të Flotës së Lirisë e cila vepron me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme si ato të Turqisë, Kanadasë, Meksikës, Spanjës, Norvegjisë, SHBA-ve dhe Australisë.