Recep Şakar
26 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
MELBURN (AA) - Një peshkqen në afërsi të brigjeve të shtetit australian Uellsi i Ri Jugor (New South Wales) sulmoi surfistin, raporton Anadolu Agency (AA).
Peshkaqeni sulmoi 17-vjeçarin Copper Allen në vendin Ballina. Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë të riun e plagosur dhe i kanë ofruar ndihmën e parë.
I riu më pas është dërguar në spital ndërsa burime spitalore kanë thënë se ai nuk është në rrezik për jetë.
Zyrtarët australianë thonë se ky është sulmi i katërt në këtë plazh në dy vitet e fundit dhe i njëjti është mbyllur për 24 orë dhe mbikëqyret me helikopterë nga ajri.