Emel Öz Gözellik
19 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Mësohet se automjeti i James Bond-it i prodhuar special për filmin "Spectre", Aston Martin është shitur për 2,4 milionë paundë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, Aston Martin DB10 i dizajnuar special për filmin "Spectre", është shitur për 2,4 milionë paundë në ankandin e organizuar në kryeqytetin e Anglisë, Londër.
Ndërsa kostumin të cilin aktori anglez Daniel Craig e kishte veshur në film, i cili e luante rolin e James Bond-it, është shitur për 98 mijë e 500 paundë.
Theksohet se të ardhurat e fituara nga ankandi do t'i dhurohen Fondacionit të Mjekëve pa Kufi.