Murat Ünlü
15 Gusht 2017•Përditësim: 15 Gusht 2017
PARIS (AA) - Një person ka hyrë me automjetin e tij në një restorant-piceri në Paris, ku si pasojë ka shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 12 të tjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, në një deklaratë në televizionin BFM ka njoftuar se një person ka hyrë me automjetin e tij në një piceri në rajonin periferik Seine-et-Marne të Parisit.
Brandet ka theksuar se në ngjarje ka humbur jetën një vajzë 13-vjeçare, si dhe 4 persona janë plagosur rëndë dhe 8 të tjerë lehtë.
Ndër të tjera bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit është ndaluar.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se drejtuesi ka drejtuar me qëllim automjetin mbi njerëzit, por nuk ka ndonjë provë se kjo mund të jetë akt terrorist.
Në një kohë të afërt në Francë ku zbatohet gjendja e jashtëzakonshme janë përjetuar sulme me automjete.