Servet Günerigök
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
MARDIN (AA) - Qeni nuhatës i eksplozivëve Elma, të martën ka "shpëtuar" Turqinë, kur zbuloi 100 kilogramë eksploziv të groposur thellë në tokë në provincën juglindore Mardin, që ishte i destinuar për të goditur një tubacion nafte, thanë burimet e xhandarmërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Elma zbuloi bombën në një rreth të krahinës Nusajbin. Eksplozivët ishin paketuar brenda dy kontejnerëve të bashkangjitur me në një kabllo 400-metërshe të gjate dhe me detonatorë.
Forcat e xhandarmerisë turke besojnë se eksplozivi i përket grupit terrorist PKK që kishin planifikuar të godisnin tubacionin naftës në krahinën Kirkuk-Yumurtalik.
Forcat e xhandarmerisë në këtë zonë kanë nisur një kërkim për të kapur të dyshuarit e përfshirë në këtë rast.
Në gusht, një ushtar turk u vra dhe katër të tjerë u plagosën kur një minë tokësore u aktivizua gjatë patrullimit të tyre rreth tubacionit të naftës Kirkuk-Yumurtalik në Mardin.