Khalilur Rahman Salahshoor
05 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
STAMBOLL (AA) - KHALİLURRAHMAN SALAHSHOOR
Abdul Cemil Zaheri, babai i 9-vjeçarit Abdul Samir Zaheri i cili u gjet duke u ngrirë në qytetin Erzurum të Turqisë ku ai kishte ardhur duke ecur me mijëra kilometra në këmbë për ti shpëtuar dhunës në Afganistan dhe i cili u bashkua me familjen e tij në Danimarkë me përpjekjet e Gjysmë Hënës së Kuqe Turke, tha se "Engjëjt e Turqisë mbrojtën fëmijën tim pas hyrjes në kufijtë e Turqisë", raporton Anadolu Agency (AA).
Zaheri i cili është takuar afërsisht pas 2 vitesh me fëmijën e tij, duke folur për gazetarin e AA-së ka shprehur falënderimet ndaj popullit dhe zyrtarëve të Turqisë, që kanë mundësuar takimin me fëmijën. "Engjëjt e Turqisë shpëtuan fëmijën tim. Populli dhe zyrtarët turq janë një engjëll. Falë jush jam bashkuar edhe njëherë me bekimin më të madh të dhënë nga Allahu. Për këtë ndjenjë që kam përjetuar janë të pakta falënderimet e mia ndaj Allahut dhe ndaj jush".
Ndër të tjera Zaheri është shprehur se kanë përjetuar një gëzim të madh pas bashkimit me djalin e tij dhe se kjo ndihmë njerëzore e pashembullt e Turqisë është një shembull për botën.
Duke u shprehur se të gjithë njerëzit që kanë marrë përsipër kujdesin, dhe janë interesuar për arsimin dhe trajtimin ndaj tij "janë caktuar nga Allahu për të mbrojtur Samir-in", babai Zaheri tha se "Shpreh falënderimet e pafundme për nënën vullnetare Hadise Shiva që ka treguar një kujdes të afërt për djalin tim teksa ai ndodhej në Turqi, shpreh falënderimet gjithashtu për prefektin e qytetit Erzurum Seyfettin Azizoğlu, drejtorin e administratës së Imigracionit në qytetin Erzurum Haşim Özcan, kryetarin e Fondacionit për Zhvillim, Erdal Güzel dhe zyrtarëve të tjerë, punonjësve të Gjysmë Hënës së Kuqe Turke dhe për Ministrinë e Politikave të Familjes dhe Sociale. Engjëjt e Turqisë më mbrojtën fëmijën tim pasi ai hyri në kufijtë e Turqisë, ata ma shpëtuan më dhuruan fëmijën."
Duke vënë në dukje se jetojnë me një ndihmë e cila jepet një herë në 15 ditë nga autoritetet daneze, Zaheri ka shpjeguar se kjo nuk është e mjaftueshme, duke shtuar se janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve dhe ende nuk është pranuar kërkesa për azil në Danimarkë.
"Fëmijët e mi bashkë më fëmijët e tjerë të refugjatëve vazhdojnë arsimimin në një shkollë e cila ndodhet në kamp. Do të kryejmë edhe regjistrimin e Abdul Samir-it. Nëna vullnetare e Samir-it shpeshherë na telefonon nga Turqia duke pyetur për të. Shprehet se disa herë qan dhe se ka mall për të. Populli turk është hero i një historie të gjatë e cila ka nisur që nga rajoni Meza-i Sherif në veri të Afganistanit dhe ka përfunduar në Danimarkë. E gjithë bota është krenare për ndjenjat e mira dhe të pastra të popullit turk. E vetmja dëshirë nga Allahu ishte të shikoja djalin shëndoshë e mirë. Edhe kjo ndodhi. Të gjithë këtë ngjarje me një fund të lumtur nuk di se me çfarë fjalësh, fjalish ta përshkruaj", ka theksuar Zaheri duke treguar se bashkë me familjen jetojnë në një kamp refugjatësh në veri të Danimarkës.
Nga Afganistani në Erzurum
Abdul Samir Zaheri, për t'iu bashkuar familjes së tij të cilën nuk e shikonte prej 2 vitesh, mbërriti në qytetin Erzurum të Turqisë duke ecur nga Afganistani. Daja i Samirit pasi ishte frikësuar se mos humbiste jetën vogëlushi duart e të cilit kishin ngrirë, e la nipin e tij në një pikë çlodhjeje në rajonin Pasinler të qytetit Erzurum.
Qytetarët pasi vërejtën Samirin njoftuan autoritetet të cilët e morën nën kujdes. Ndërsa daja i tij u kthye më pas në Erzurum pasi u mbyt gomonia me të cilën ai u përpoq të kalonte jashtë vendit. Pasi mësoi se nipi i tij ndodhej nën kujdes ai vazhdoi udhën me fëmijët e tij. Ndërsa malli i Samirit për familjen përfundoi me iniciativat intensive të kryera mes Gjysmë Hënës së Kuqe Turke dhe Kryqit të Kuq të Danimarkës. Samir u bashkua me familjen e tij në Danimarkë javën e kaluar.