Sayed Khodaberdi Sadat
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
MEZAR-I SHARIF (AA) – Të paktën 10 militantë talebanë janë vrarë gjatë një aksioni të forcave të sigurisë në krahinën veriore afgane Kunduz, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në Kunduz, gjenerali Muhammed Kasim Cengelbag, konfirmoi se së paku 10 talebanë janë vrarë gjatë aksionit të forcave të sigurisë në fshatrat Gunai Keli, Khelazay dhe Hazratha, që ndodhen në Kunduz.
Cengelbag po ashtu theksoi se 20 talebanë janë arrestuar, kurse në mesin e të vrarëve gjendet edhe Kari Nacib, ndryshe komandant i një grupi taleban në rajon.