Dildar Baykan
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Sipas një lajmi të BBC një person në Francë i cili nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin e tij, ka gjetur në pjesë të ndryshme të shtëpisë të cilën e kishte me trashëgimi 100 kilogram flori me vlerë rreth 3.7 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajm thuhet se personi e ka gjetur sasinë e floririt pas transferimit të tij në këtë shtëpi të trashëguar. Sasia në fjalia ishin fshehur në vende të ndryshme si në kuti teneqeje, në shishe shampanje, poshtë mobiljeve dhe në vende të ndryshme të shtëpisë.
Nicolas Fierfort, një drejtues ankandesh ka thënë se menjëherë pas gjetjes së floririt, personi e ka kontaktuar atë. Ai ka thënë se në shtëpi janë gjetur 5 mijë pjesë florinjsh. Fierfort ka thënë se krahas dy shufrave 12 kilogramëshe në shtëpi janë gjetur edhe 37 pllaka një kilogramëshe flori.
Duke theksuar se kjo pasuri ka një vlerë prej 3.7 milionë dollarë, Fierfort u shpreh se ai e ka vizituar shtëpinë e tij dhe ka parë që floriri i gjetur ishte mbrojtur shumë mirë.
Ndërkohë sipas një dokumenti të gjetur në shtëpi thuhet se sasia e floririt është blerë në mënyrë ligjore në vitet 1950-1960.
Personi që ka gjetur këtë flori do ti duhet të paguaj 45 për qind taksë për trashëgiminë. Nëse poseduesi i vërtetë i saj nuk e ka deklaruar këtë pasuri atëherë personi që e ka gjetur do ti duhet të paguajë taksa edhe për 3 vitet e shkuara.