Addis Getachew Tadesse
09 Prill 2018•Përditësim: 10 Prill 2018
ADDIS ABABA (AA) – Një aventuriere turke është afër përmbushjes së ëndrrës së saj për të udhëtuar nëpër Afrikë me një motoçikletë. Ajo përballet me terrenin e vështirë, ka hasur në hajdutë dhe më e keqja ajo gati u godit nga një hanxhar, por mezi u arratis.
Duke folur për Anadolu Agency (AA) pas kalimit të kufirit kenian në Etiopi, gruaja turke në mesin e të 30-ve, Gülçin Söğüt, tha se “kanë përshkuar pothuajse 50 mijë kilometra duke udhëtuar në kontinentin afrikan”.
Tashmë e famshme në mediat sociale mes popullit turk dhe duke inspiruar mijëra, Söğüt tha se “ishte ëndrra e saj të udhëtonte nëpër Afrikë”.
Me partnerin e saj evropian, Ferry Schouten, të dy u nisën në turne me një buxhet prej 50 dollarësh.
“Ai kishte zero përvojë me motoçikleta kur e takova për herë të parë”, tha ajo për partnerin e saj Schouten, të cilin e kishte takuar në Indonezi.
“Turneu ynë afrikan ka qenë edhe i këndshëm, por edhe i frikshëm”, tha Söğüt, duke kujtuar terrenet shumë sfiduese nëpër të cilat kanë kaluar, të tilla si shkretëtirë, duna ranore dhe lugina.
“Ngasja në dunat e rërës dhe në zhavor është më e vështira për mua”, tha ajo, duke shtuar se e vetmja mënyrë që ajo nuk do të udhëtonte është shiu, për shkak se ajo urren të përmbytet.
- Takime të rrezikshme
Përderisa të dy kanë patur mundësi të ndalojnë në vende mahnitëse si Ngorongoro në Tanzani ku u mahnitën nga ujëvarat si dhe në Omo të Jugut në Etiopi ku ishin dëshmitarë të fiseve më ekzotike, ata poashtu kanë patur përvoja të hidhura.
“Më e frikshme e të gjithave deri më tani ishte kur një burrë po afrohej me një hanxhar, duke ardhur nga asgjëkundi përderisa ne udhëtonim”, tha Söğüt.
Ajo tregoi se ishte shpëtuar nga një djalë tjetër, i cili i tha sulmuesit se ai nuk duhej të dëmtojë një grua.
“Ndonjëherë do t’i thërrisja atij për ndihmë”, tha ajo, duke iu referuar partnerit të saj, i cili duke qeshur tha se, “Unë do t’i tregoja asaj, sa herë që rrezikohet, se është ëndrra e saj dhe jo e imja”.
- Motive
Söğüt humbi nënën e saj në vitin 2013, pas cilës mendonte se jeta ishte shumë e shkutër.
“Kështu që hoqa dorë nga gjithçka, përfshirë edhe punën time. E mbusha çantën dhe u nisa në Amerikën Latine. Kam qëndruar atje për tre vjet”, tha jo.
Kjo ishte kur edhe ajo vendosi të udhëtonte larg, gjë të cilën e ka praktikuar që nga ajo kohë.
Deri tani, ajo ka udhëtuar tashmë në 32 vende afrikane dhe me Sudanin dhe Egjiptin të cilat pasojnë, turneu i gruas turke në Afrikë do të përfundojë javët e ardhshme.
“Tani kemi një pamje tjetër të Afrikës nga pamja që kishim për këtë kontinent, e cila kryesisht ishte negative”, tha ajo.
Sipas saj, njerëzit në Afrikë kanë qenë shumë të këndshëm dhe të mirë duke shtuar se “Kishte njerëz që na ofruan dhe na dhanë para”.
Ajo tha se në Guinea Bissau, vendasit therën një pulë dhe shkuan në peshkim për t'i ushqyer ata.
Kjo i dha asaj një bindje të fortë se njerëzimi në thelb është i mirë kudo që të ndodheni.