Hacer Başer
29 Janar 2016•Përditësim: 30 Janar 2016
HADRAMEVT (AA) - Në qytetin Hadramevt të Jemenit u ndalua përdorimi i motoçikletave për një muaj për të parandaluar sulmet ndaj forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i qytetit Hadramevt, Ahmed bin Berik në deklaratën e tij theksoi se është ndaluar përdorimi i motoçikletave në të gjithë qytetin dhe se vendimi i cili do të hyjë në fuqi sonte do të zbatohet për një muaj.
Berik tha se vendimi në fjalë është marrë për shkak të rritjes së sulmeve ndaj forcave të sigurisë. Ai gjithashtu theksoi se forcat e sigurisë janë udhëzuar që të hapin zjarr ndaj atyre të cilët do ta shkelin këtë ndalesë.
Vendimi i tillë është marrë për shkak se në 6 vitet e fundit vrasjet në qytet nga militantët e Al-Kaedës po bëhen me anë të përdorimit të motoçikletave. Vendbanimet bregdetare dhe lagjja El-Mukella e cila ndodhet në qendër të qytetit Hardamevt janë nën kontrollin e Al-Kaedës mund të përbëjë pengesë në zbatimin e vendimit.
Një numër i madhë i banorëve të qytetit përdorin motoçikletën për transport, gjë që mund të komplikojë zbatimin e vendimit.