TIRANË (AA) – Është hapur sot në Tiranë me një ceremoni zyrtare ekspozita me temë “policia ndër vite”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës e cila është vendosur në pedonalen e qytetit pranë Ministrisë së Brendshme mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Në fjalën e tij përshëndetëse Tahiri ka vënë në dukje punën dhe ecurinë e efektivëve të polcisë shqiptare si dhe ka theksuar se puna e tyre është sa e vështirë aq edhe e shenjtë.
Tahiri në fjalën e tij është u shpreh se është i nevojshëm një imazh i ri i policisë shqiptare ku sipas tij themelet e të cilit janë hedhur tashmë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka vënë në dukje punën e qeverisë në drejtim të riorganizimit të imazhit të policisë shqiptare dhe ka shtuar se janë në përgatitje të një koknursi ndërkombëtar edhe për unfiromat e reja të policisë.
Ai në fjalën e tij ndër të tjera ka bërë thirrje komunitetit për bashkëpunim me efektivët e policisë ku sipas tij pa një bashkëpunim me komunitetin policia e ka shumë të vështirë të bëjë punën e saj ashtu siç duhet.
Ministri Tahiri në fjalën e tij gjithashtu tha se bashkëpunimi me rininë do të sjellë më shumë siguri në shkolla dhe vendet e tjera publike.
Kjo ekzpozitë përmban foto të policisë shqiptare ndër vite.