Adel Ömeragiç
09 Gusht 2016•Përditësim: 10 Gusht 2016
PODGORICË (AA) – Qytetarët e Malit të Zi këtë vit kanë shfaqur interesim dukshëm më të vogël për të udhëtuar në vendet e shenjta të muslimanëve Mekë dhe Medinë, për të kryer ritin e Haxhit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Numri i besimtarëve të paraqitur këtë vit është vetëm 47 që paraqet rënie drastike të interesimit. Njëjtë si në vitet e kaluara edhe këtë vit pagesa është 3.200 euro.