Aldıjana Hadzıc
25 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
ROMË (AA) – Plazhet në bregdetin e Venecias janë aq shumë të dëshpruara nga numri i vogël i turistëve në qershor nga shkaku i motit të keq, për çka kanë ofruar që pushuesve t'ua kthejnë paratë nëse bie shi, raporton Anadolu Agency (AA).
Oferta e parë është bërë të premten dhe është zbatuar në plazhet Lido di Jesolo, që është në bregun Adriatik italian.
Çmimet e marrjes me qira të shezllonëve në plazh variojnë nga 13 deri në 18 euro në ditë ndërsa autoritetet lokale shpresojnë që kjo ofertë do të tërheq më shumë njerëz.
Oferta në fjalë është bërë pas paralajmërimeve për një verë jostabiile.
Venecia u përball me një mot të keq gjatë qershorit, ndërsa u godit edhe nga një tornado, ndërkohë që kthimi i parave do të bëhet nëse bie më shumë se tre milimetra shi mes orës 11.00 dhe 17.00.