Barış Seçkin
14 Gusht 2016•Përditësim: 14 Gusht 2016
ROMË (AA) - Kryetari i Komisionit Parlamentar italian të Sigurisë dhe i Sekreteve Shtetërore të Inteligjencës (COPASIR), Giacomo Stucchi tha se është rritur rreziku duke kaluar me rrugë detare për në Evropë i anëtarëve të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i COPASIR-it, i ka bërë këto deklarata për agjencinë italiane të lajmeve AGI, ku ai ka vënë në dukje se kanë ndryshuar punët me çlirimin nga DAESH-i të qytetin Sirte të Libisë. Stucchi u shpreh se për shkak të situatës kaotike në Libi askush nuk largohet në jug të vendit, ku dhe për këtë arsye militantët e DAESH-it në vend që të shkojnë në jug të vendit mund të vendosin të kalojnë në Evropë duke përdorur rrugën detare.
"Për mendimin tim skenari ka ndryshuar plotësisht. Rreziku që militantët e DAESH-it të kalojnë në Evropë nëpërmjet rrugës detare është në rritje", ka theksuar Stucchi.
Ai ka shpjeguar se në disa qytete të Libisë ndodhen mbishkrime nëpër mure me përmbajtje kërcënuese kundër Romës, dhe ka theksuar se këto duhet të lexohen si punë e propagandës së DAESH në muajt dhe vitet e fundit. Ndër të tjera Stucchi ka theksuar se DAESH-i "synon të përmbysë simbolet në Romë që janë djepi i perëndimit dhe krisitianizmit".
Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano në një deklaratë njoftoi se ditën e djeshme ka nënshkruar dekretin për deportimin e imamit 49 vjeçar nga Tunizia me arsyetimin se kishte lidhje me lëvizje radikale.