Kemal Zorlak
11 shkurt 2016•Përditësim: 12 shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1752 – Hapet spitali i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Pennsylvania Hospital.
Në vitin 1814 – Shpallet pavarësia e Norvegjisë nga Danimarka.
Në vitin 1945 – Në Jaltë në Krime përfundoi konferenca e udhëhequr nga tre fuqitë antihitleriane në të ciliën, lideri sovjetik Josif Visarionoviç Stalin, presidenti i SHBA-ve Franklin Roosevelt dhe kryeministri britanik Winston Churchill, harmonizuan planet ushtarake për përfundimin e luftës kundër Gjermanisë dhe Japonisë dhe përcaktuan marrëdhënie të reja në Evropë dhe Botë pas luftës.
Në vitin 1963 – Beatles filluan incizimin e albumit të parë me titull “Please Please Me”.
Në vitin 1970 – Japonia u bë vendi i katërt në botë që lançoi satelit artificial.
Në vitin 1975 – Për herë të parë në Britani të Madhe shef i një partie politike bëhet një grua, për kryetare të Partisë Konservatore zgjedhet Margaret Thatcher.
Në vitin 1979 – Kryeministri iranian Shapour Bakhtiar jep dorëheqje pasi në Teheran dy ditë zgjatën konfliktet rrugore.
Në vitin 1990 – Lideri i Kongresit Nacional Afrikan (ANC) Nelson Mandela lëshohet në liri pas 27 vjet burg në burgjet e Afrikës së Jugut.
Në vitin 2001 – Në Tetovë vendoset gur-themeli i Universitetit të Evropës Juglindore, universitetit të parë privat në Maqedoni.
Në vitin 2008 – Ndërroi jetë kongresmeni amerikan Tom Lantos, lobist i njohur amerikan i cili hapur fliste për pavarësinë e Kosovës.
Në vitin 2012 – Në dhomën e një hoteli në Beverly Hills, në Los Angeles gjendet e vdekur këngëtarja e njohur amerikane Whitney Houston.