Kemal Zorlak
16 Shkurt 2016•Përditësim: 16 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1659: Është shtypur çeku i parë në histori. Vlera e tij ka qenë 40 paundë, ndërsa sot është ekspozuar në Westminster Abbey në Londër.
Në vitin 1808: Gjenerali francez Napoleon Bonaparti filloi sulmin ndaj Spanjës, ku pas një muaji e okupoi dhe në fronin spanjoll solli vëllain Joseph.
Në vitin 1945: Avionët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore filluan bombardimin e Tokios.
Në vitin 1946 – Testohet helikopteri i parë për qëllime komerciale.
Në vitin 1956 – Udhëheqësi i guerilëve Fidel Castro, forcat e të cilit më 1 janar të vitit 1959, përmbysën nga pushteti diktatorin Fulgencio Batista, bëhet kryeministër i Kubës.
Në vitin 1968 – Në Haleyvill, qytet në shtetin federal amerikan Alabama, vendoset sistemi i parë i ndihmës së shpejtë me numër 911.
Në vitin 1978 – Kina dhe Japonia në Pekin nënshkruan marrëveshje tregtare në vlerë prej 20 miliardë dollarë, që ishte fillimi i hapjes ekonomike të Kinës ndaj botës.
Në vitin 1979 – Ka lindur Valentino Rossi, kampion i garave me motoçikleta.
Në vitin 2006 – OKB-ja dënon veprimin amerikan në kampin e Guatanamos, dhe kërkoi që të burgosurit të dënohen ose të lirohen.