Nazmi Abduramani
17 mars 2016•Përditësim: 17 mars 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1845: Biznesmeni dhe shpikësi britanik Stephen Perry Bobstein në Australi patentoi gomën për tkurrje.
Në vitin 1939: Kryeministri britanik, Nevil Chamberlein, akuzoi Adolf Hitlerin për mosmbajtjen e fjalës së dhënë pasi trupat gjermane kaluan kufirin çek.
Në vitin 1948: Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Franca dhe Britania e Madhe nënshkruan marrëveshjen e Brukselit me të cilën vendet perëndimore vendosën të kundërshtojnë përhapjen e Luftës së Ftohtë të komunizmit.
Në vitin 1959: Udhëheqësi shpirtëror Dalaj Lama u arratis në Indi pas Kina shtypi kryengritjen tibetiane.
Në vitin 1991: Ylli argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona u arrestua për posedim të kokainës.
Në vitin 2000: Administrata Clinton përfundoi një marrëveshje me Smith and Wesson, një nga prodhuesit kryesorë të armëve të zjarrit të vendit, në mënyrë që ky i fundit të forconte mekanizmat e sigurimit mbi armët individuale.