Nazmi Abduramani
07 prill 2016•Përditësim: 08 prill 2016
SHKUP (AA): Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme, veçojmë:
Në vitin 1915: Në New York ka lindur këngëtarja amerikane e xhazit Billie Holiday.
Në vitin 1939 : Në Detroit ka lindur regjisori, skenaristi dhe producenti amerikan Francis Ford Coppola një nga regjisorët më me ndikim në Hollywood.
Në vitin 1948: Kombet e Bashkuara themeluan Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo është organizatë e veçantë e KB-ve me seli në Gjenevë, vepron si organ koordinues i shëndetit publik ndërkombëtar.
Në vitin 1966: Nga Deti Mesdhe tek brigjet spanjolle nxirret bomba hidrogjenike amerikane, e cila kishte rënë nga avioni si pasojë e një gabimi teknik.
Në vitin 1992: SHBA-të pranuan pavarësinë e Bosnjë e Hercegovinës, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Në vitin 1944: Në kryeqytetin e Ruandas, Kigali vritet kryeministri Agate Uvilingijimana.