Ahmet Sait Akçay
03 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
JOHANNESBURG/NAİROBİ (AA) - Umoja Uaso është fshat në rajonin e Samburu të Kenias veriore, ku për dy dekada e gjysmë jetojnë në paqe gratë viktima të dhunës në familje, kurse burrat kanë të ndaluar rreptësisht hyrjen në këtë vend.
Rebecca Lolosoli dhe 14 shoqet e saj të cilat kishin ikur nga dhuna e burrave të tyre kanë themeluar këtë fshat në vitin 1990, kurse krye-gruaja e fshatit Lolosoli në një intervistë me gazetarin e Anadolu Agency, tha se banorët e këtij fshati jetojnë shumë të lumtura pa burrat e dhunshëm.
Problemi i vetëm është kërcënimet e përditshme që marrin nga burrat e braktisur dhe të zemëruar.
"Bota ka ndryshuar dhe gratë kanë luftuar për të drejtat e tyre. Gratë po vijnë për të jetuar këtu për të shpëtuar nga burrat e dhunshëm. Jemi të lumtura pa burra. Dëshira jonë është që të hapim shkolla këtu që të edukojmë fëmijët tanë", tha Lolosoli.
- Tradita e keqe -
Gratë në Kenia janë viktima të shpeshta të dhunës, siç janë martesat e detyruara, përdhunimi, rrahjet dhe të ngjashme, dhe për shkak të përvojave të tilla traumatike në këtë fshat ka ardhur edhe 18-vjeçarja Rose Leshornai, e cila thekson se emri simbolik i fshatit "Umoja" në gjuhën lokale do të thotë "unitet".
"Jamë martuar pa dëshirë me një burrë shumë më të vjetër i cili më rrihte çdo ditë. Këtu jam e lumtur, pasi që u largova nga fati i tillë. Është e pamundur që të luftohet kundër kësaj tradite të keqe. Burrat janë sovran në kulturën tonë dhe ne gratë deri në vdekje duhet të punojmë nën urdhërat e tyre. Edhe fëmijët që ne lindim janë vetëm të tyre. Në këtë fshat ndjehem e sigurt", tha Leshornai.
Gra kurajoze lokale të këti fshati afrikan mbijetojnë duke bërë bizhuteri dhe qepje të rrobave. Turistë nga e gjithë bota blejnë produktet e tyre për të kujtuar gjendjen e pazakontë të këtyre grave.
Bizhuteria në këtë rajon të Kenias ka një vlerë të madhe kulturore, kështu që edhe gratë lokale të fshatit Umoja janë të zbukuruara me një shumëllojshmëri të mostrave, dhe njëherësh promovojnë punën e tyre.
- Gratë viktima të Samburusë -
Burrat në rajonin e Kenias veriore Samburu kanë një pozitë të privilegjuar në shoqëri. Në moshën 16 vjeç rekrutohen për luftëtarë, kurse në moshën 19 vjeçare bëhen luftëtarë të vërtetë të ngarkuar për sigurinë e njerëzve. Pas pesë vjetësh fitojnë titullin e luftëtarit me përvojë, duke u dhënë atyre të drejtën që të zgjedhin vajzat të moshës nga 8 deri në 14 vjet për grua të tyre. Ata nuk kanë të drejtë të refuzojë një propozim martese e cila bëhet me një çafore si dhuratë simbolike.
Banorja lokale e fshatit Umoja, Josephine Loyar, u largua nga familja e saj, pikërisht për shkak të kësaj tradite mizore, e cila e detyron të jetojë me një njeri që aspak nuk e dëshiron.
"Burrat martohen me vajzat për shkak se ato janë më të prirura për të abortuar, që do të thotë më shumë kënaqësi për meshkujt. Shumë prej tyre janë të detyruara të abortojnë. Edhe kur të lindin fëmijët, i helmojnë me duhan dhe ujë. Fëmijët vajza shpesh i lënë të jetoj për shkak të shitjes së tyre apo vlerës së mirazit", thot Loyar.
Gratë e fshatit Umoja kanë ndërtuar një kopësht për fëmijët të cilit kishin arritur të sjellin me vete. Kryesisht këto janë vajza, sepse për shkak të traditës konservatore fëmijët meshkuj nga 11 vjet nuk mund të jetojnë me nënën apo gratë tjera.
Aktualisht në këtë fshat jetojnë 84 gra, të cilët janë të gatshëm vet-mbrojtje në rast të sulmit.