Fatjon Cuka
03 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
TIRANË (AA) – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër në orët e mbrëmjes të së shtunës, ku është qëlluar për vdekje një oficer i lartë policie në këtë qytet, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet paraprake zyrtare nga Policia e Shtetit Shqiptar bëjnë me dije se ka mbetur i vdekur komandanti i grupit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjeta.
Policia e Shkodrës fillimisht ka rrethuar banesën e autorit që plagosi një 21 vjeçar në Shkodër. Ndërkohë burimet zyrtare nga Policia bëjnë me dije se autori i plagosjes, Ruzhdi Aishta ka hapur zjarr ndaj policisë.
Si pasojë e hapjes së zjarrit është plagosur fillimisht rëndë dhe me pas ka humbur jetën në Spital oficeri i lartë i policisë, Simon Gjeta.
Policia në qytetin verior ka nisur një operacion për të arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë dhe e ka rrethuar atë.