Alma Arnautovic
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
JANJA (AA) – Të shtënat me armë zjarri nga persona të panjohur kanë dëmtuar xhaminë Atik në Janje pranë Bijeljinës në entitetin e Republika Srpska (RS) të BeH-së, tha për Anadolu Agency (AA) Omer Effendi Camiç, imam i xhamisë dhe krye imami i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Janje.
“Punëtorët pas mbërritjes në mëngjes vërejtën dëmtime të xhamisë, kurse të shtënat dyshohet se kanë ndodhur mbrëmë. Ne kemi gjetur xhama të thyer në dritaren nga plumbi dhe tre ose katër vrima plumbash në murin e xhamisë", tha Camiç.
Qendra operative kujdestare e Sigurisë Publike ka konfirmuar se hetimi për incidentit është në vazhdim.
"Ne u informuam se kishte të shtëna. Sigurisht bëhet fjalë për plumb qorr që ka dëmtuar xhamin dhe brendësinë e xhamisë, por deri sa nuk përfundon hetimi, ne nuk mund të japim më shumë informacione në lidhje me rastin", tha oficeri i qendrës të operacioneve.
Effendi Camiç rikujtoi se xhamitë në Janja janë shpesh në shënjestër të sulmeve.
"Xhamia Atik u hap në vitin 2005 dhe që atëherë janë regjistruar një numër i incidenteve dhe sulmeve në këtë objekt fetarë. Çdo vit ndodh së paku një incident. Vitin e kaluar, në ditën e dytë të Ramazanit, dy njerëz hoqën flamurin boshnjak nga direku, i cili ndodhet ngjitur me pllakën përkujtimore të dëshmorëve dhe viktimave civile të Janjes, dhe njëri prej tyre ka urinuar mbi përmendoret", tha Effendi Camić, duke shtuar se sulmet e tilla mbi xhamitë ndikojnë shumë keq tek personat që janë kthyer në shtëpitë e tyre.