Alaattin Doğru,Ercan Canbolat
12 Korrik 2017•Përditësim: 13 Korrik 2017
JAUNDE (AA) – Selma Halil e cila jeton në Kamerun ëndërron ditën kur do të takohet me babanë e saj turk, të cilin nuk e ka parë 21 vite.
Njëzet e katër vjeçarja Halil e cila në fshatin e saj njihet si “Selma nga Adana (qytet në Turqi)” në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) tha se babai dhe nëna e sa saj ishin takuar dhe martuar në vitin 1989 në Arabinë Saudite ku babai Halil Sari kishte shkuar nga Turqia për të punuar si shofer kamioni, kurse nëna Angasi Abdurrahman si punonjëse e pastrimit dhe se në vitin 1989 ajo kishte ardhur në jetë.
“Nëna ime para se të shkonte në Arabinë Saudite ishte martuar edhe dy herë në Kamerun dhe ka 4 fëmijë nga këto martesa. Më pas në Kamerun kishte bërë martesën e tretë. Kur unë kam qenë 3 vjeçare ka vendosur të kthehet në atdheun e saj në Kuseri duke thënë se nuk mund të durojë që të mbetet larg prej fëmijëve të tjerë”, thotë Selma.
Kur për herë të parë bisedova me babain u ktheva në ditët e fëmijërisë”
Halil bën të ditur se babai i saj i ka përcjellë ata në Kamerun duke e dhënë adresën e tij në Turqi, numrin e telefonit, dhe se pas qëndrimit disa vjetësh në Arabinë Saudite edhe ai është kthyer në vendlindjen e tij në Adana.
Halil tregon se ajo dhe nëna e saj janë nënçmuar nga banorët sepse “nuk dihej se kush është babai i saj”. “Për shkak të vështrimeve të këqija gjatë gjithë fëmijërisë e kam ndjerë thellësisht dhimbjen e të qënit pa baba”, thotë ajo.
Ajo tha se përkundër përpjekjeve të shumta për vite të tëra nuk ka mundur që të arrijë tek babai i saj. Halil thotë se “Gjatë 15 viteve në Kamerun nuk kam dëgjuar as zërin e babait. Por, kur për herë të parë bisedova me babain u ktheva në ditët e fëmijërisë, të cilat i përkujtova nga zëri i tij”.
“Gjithkush më thërret mua si 'Selma nga Adana'”
Halil duke bërë të ditur se jeta e tyre ndryshoi kur kanë kuptuar se bashkëatdhetari i tyre Xhibril Hamit punon për një organizatë të shoqërisë civile turke dhe se ai udhëton për në Turqi, tregoi se nëna e saj ia ka dhënë Hamitit numrin dhe adresën e babait të saj në Turqi.
Me këtë, vajza e re Halil tregoi se Hamiti së bashku me shokun e saj Muhammed Idrissa, i cili studion në Turqi kanë shkuar në Turqi. “Nëna ime është munduar që t’u tregojë fshatarëve që babai im është turk por askush nuk u kishte besuar. Të gjithë në fshat qëndronin larg meje sepse sipas tyre ‘nuk dihej se kush ishte babai im’. Vetëm për këtë arsye kur unë erdha në moshën e martesës askush nuk dëshiroi që të më marrë mua për nuse”, thotë ajo.
Duke treguar se para 6 muajsh Idrissa dhe Hamiti e kanë gjetur babanë e saj në qytetin Adana të Turqisë, Halil thotë se “Kur ata kanë hyrë në shtëpinë e babait tim e kanë parë fotografinë time. Nëpërmjet tyre kuptova se kam edhe 3 vëllezër/motra. Po pres me padurim ditën kur do t'i takoj ata. Unë dua ta shoh edhe një herë babain me sytë e mi”.
Halil, e cila jetën e saj e vazhdon në kushte të vështira ekonomike dhe nga ndihmat që i japin, tregon se pasi që Hamiti dhe Idrissa kanë gjetur babanë e saj, edhe banorët i kanë besuar nënës së saj dhe se më të gjithë kanë filluar ta thërrasin si “Selma nga Adana”.
“E gjithë familja pret ta shohë vajzën time”
Ndërkaq, babai i Halitit Sari, me të cilin kontaktoi gazetari i AA-së nëpërmjet telefonit, deklaron se është përpjekur shumë për ta gjetur vajzën e tij, por që nuk ka arritur ta bëjë këtë për shkak të mangësive materiale.
Sari i cili jeton në fshatin Tuzla të qytetit Adana dhe merret me bujqësi deklaron se “Kur bisedova për herë të parë me vajzën time u gëzova shumë, kisha mall me vite për të. Meqë ajo nuk kishte telefon flisja me të nga telefoni i dikujt tjetër. Tani Selma ka telefonin e saj dhe ne mund të kontaktojmë më lehtë. Kur ne biseduam për herë të parë ajo nuk ishte e martuar. Kurse më pas kuptova se ajo ishte martuar dhe ka dy fëmijë. Unë dua që ta marr atë përgjithmonë pranë meje, por tani më mjafton edhe vetëm ta shoh atë”.
Ai bëri të ditur se Selma nuk mund të marrë vizë nga Turqia për shkak se nuk kishin martesë zyrtare me nënën e saj. "E gjithë familja pret ta shohë vajzën time”, tha Sari.
Ndër të tjera Sari po ashtu thotë se as ai nuk mund të shkojë në Kamerun për shkak të gjendjes ekonomike dhe kërkon nga autoritetet që të ndihmojnë për ta parë vazjën e tij.