Ömer Musa Targal
21 Shtator 2015•Përditësim: 21 Shtator 2015
BUENOS AİRES (AA) - Rrugët e Izraelit dhe të Palestinës të cilat në botë përmenden shpeshherë për luftëra dhe rezistenca “kryqëzohen” në një cep të një rrugë në Argjentinë. Cepi ku kryqëzohen Bulevardi “Shteti i Izraelit” dhe rruga “Shteti i Palestinës” në rajonin Villa Crespo në Buenos Aires mbajnë cilësinë si i vetmi në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryqëzimi i emrave Palestinë dhe Izrael në Argjentinë e cila është vendi që ka më shumë banorë hebrenj në Amerikën Latine u realizua pas shumë përpjekjeve. Ndërsa theksohet se edhe ambasadori i Palestinës në Argjentinë, Suhejl Akil gjithashtu ka përmendur historinë, rruga Palestina gjendet në faqen e tij personale të internetit.
Akil i cili nisi detyrën e tij më 1989 si përfaqësues i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, me udhëzim të liderit palestinez të asaj periudhe Jaser Arafat më 1990 në Buenos Aires hapi Zyrën Ndërlidhëse Palestineze. Në atë periudhë Akil mendoi se emri Palestinë mund ti vendosej rrugës e cila kryqëzohet me bulevardin me emër “Shteti Izraelit” i cili përdoret që prej 1960 e deri tani në Buenos Aires.
Akil këtë mendim e shkëmbeu me Arafatin dhe drejtuesit e qyteti Buenos Aires, ide kjo e cila u pëlqye nga Arafati. Por kërkesës së Akilit për vendosjen e emrit “Palestinë” në një rrugë e cila kryqëzohet me një bulevard me emrin “Shteti i Izraelit” habiti edhe Arafatin, por gjithashtu edhe përfaqësuesit në parlamentin e qytetit të Boenos Aires.
Gjatë këtij procesi zyrtarët drejtues të Buenos Aires sa herë që i shprehnin propozimet ndaj Akil për rrugën që do të mbante emrin “Shteti Palestinez”, pyesnin "A kryqëzohet me bulevardin ‘Shteti i Izraelit?’. Autoritetet më pas duke kuptuar se nuk do të pranonte ndonjë alternativë tjetër më në fund ata u shprehën se: "Kemi një rrugë e cila kryqëzohet me bulevardin ‘Shteti i Izraelit’ dhe të cilit mund ti vendosim emrin ‘Palestinë’".
- U kryqëzuan rrugët “Izrael” me “Palestinën”-
Kështu në shtator të 1995 rruga “Rawson” në Buenos Aires u ndërrua në rruga “Palestina” dhe për herë të parë në botë u kryqëzuan rrugët “Palestinë” dhe “Izrael”.
Akil i cili me idenë për kryqëzimin e rrugëve “Izrael” dhe “Palestinë” ka dhënë përpjekjet për të përhapur mesazhin në botë "të ekzistojnë së bashku", në vitin 1996 si ambasador i Palestinës në Buenos Aires ai nisi të ndërtojë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike mes Argjentinës dhe Palestinës.
Gjatë këtij procesi sërish me iniciativën e Akil në muajin gusht të vitit 2002 Lëvizja Hebreje për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të ambasadës së Palestinës në Buenos Aires mbajtën 1 minutë heshtje për paqe në cepin ku kryqëzohen rrugët. Në deklaratën që u lexua aty u theksua se kjo përmbante një mesazh simbolik për jetën e përbashkët dhe në shenjë përkujtimi u vendos një pllakate në rrugë.
- Pasi Argjentina njohu si shtet Palestinën emri i rrugës u ndërrua sërish-
Qeveria e Cristina Fernandez de Kirchner në Argjentinë në vitin 2010 njohu Palestinën si një shtet të pavarur dhe të lirë. Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Hector Timerman duke folur në emër të Kirchner, njoftoi se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës me kufijtë e 1967 dhe theksoi se shpresonin që mosmarrëveshjet mes Palestinës dhe Izraelit të zgjidheshin në mënyrë paqësore.
Që nga kjo datë ambasada e Palestinën në Buenos Aires filli sërish përpjekjet që emri i rrugës të ndërrohej në “Shteti i Palestinës”, ku dhe drejtuesit e Buenos Aires më 5 dhjetorë 2013 vendosën që emrin rruga “Palestina” ta ndërronin me emrin rruga “Shteti i Palestinës”.
Pas ndryshimit të emrit më 28 nëntor 2014 ambasadori i asaj kohe i Palestinës në Boesos Aires, Velid Muakkat me një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të Këshillit të qytetit Buenos Aires dhe përfaqësuese diplomatikë nga vende të ndryshme realizoi sërish hapjen e rrugës “Shteti i Palestinës”.
- Mesazhet mbështetëse dhe reaguese mbi tabelë-
Tabela ku shkruhet bulevardi “Shteti i Izraelit” u mbulua disa herë duke u vendosur mbishkrimi "Shteti i Terrorizmit". Por këto reagime nuk ishin të vetmet ndaj tabelës “Shteti i Izraelit”, por edhe ndaj tabelës ku shkruhet “Shteti i Palestinës” ende ka disa shenja reagimesh dhe mbështetjes që vërehen ende.
Nga drejtuesit e Buenos Aires vetëm në cepat e bulevardeve “Corrientes” dhe “Shteti i Izraelit” përdoret tabela e rrugës së re “Shteti i Palestinës”, ndërsa në cepat e tjerë ndodhen tabelat e rrugës së vjetër të “Palestinës”.
Gjithashtu të tërheq vëmendjen se në disa cepa të rrugës “Shteti i Palestinës” vërehen sloganet e shkruara me bojë spray "Palestina e Lirë" ose "Rroftë Palestina".
Gjithashtu sërish në disa tabela ku ndodhet emri i vjetër "Rawson" në rrugën “Shteti i Palestinës” janë shkruar me bojë spray "Liri". Ndërsa në një rrugë tjetër fjala "Palestinë" është mbuluar me bojë të zezë dhe është lënë vetëm shkrimi "Rawson i vjetër", situatë kjo që tregon se nga ndryshimet me temë paqen jo të gjithë janë të kënaqur.
- "Procesi u nis me qëllime të mira"-
Pablo Ferreyra, deputet i Parlamentit të qyteti Buenos Aires i cili ka patur rol në procesin e ndryshimit të emrit nga Rruga “Palestina” në Rruga “Shteti i Palestinës” në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se ndryshimi ka synim simbolik për paqen dhe barazinë e dy popujve, ka theksuar se ndryshimin e emrit nga Rruga “Palestina” në Rruga “Shteti i Palestinës” synohet eliminimi i diskriminimit në mes.
Ferreyra duke vënë në dukje vështirësitë në procesin e ndryshimit tha se: "Ka një situatë të çuditshme se cila është : ky nuk është projekti im. Ky ndryshim më parë ishte miratuar në Parlament dhe asnjë parlamentar nuk dëshironte të merrte iniciativë për të dalë përpara në ceremoninë e mbajtur për ndryshimin e emrit të rrugës. Për këtë arsye ne morëm përsipër këtë projekt. Ky projekt nisi me qëllim të mirë por Komuniteti hebre në Buenos Aires dhe shoqata të ndryshme hebreje në Argjentinë nisën një proces lobingu të fuqishëm".
Ndërsa ambasadori Palestinës në Buenos Aires, Husnu Abdulvahid ka shprehur kënaqësinë për ndodhjen e një rruge me emër Shteti i “Palestinës” në Buenos Aires. Abdulvahid ka shtuar më tej duke vlerësuar se: "Mendoj se sot kur thuhet Izrael të vjen në mendje direkt fjala Palestinë. Sepse Izraeli u ndërtua mbi shembjet e Palestinës. Edhe kur thuhet Palestinë të vjen në mendje tragjeditë dhe dhimbjet e përjetuara të popullit palestinez. Shkaktarë i këtyre janë politika e Izraelit në territoret palestineze. Në këtë kuptim nuk është çudi që dy emra Izrael dhe Palestinë të kryqëzohen".